Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e djeshme në periferi të Fierit, ku një 48-vjeçar ka humbur jeten pasi duke drejtuar mjetin e tij motor pasi është përplasur me një karrocë me kalë. Është arrestuar nga forcat e poicisë karrocieri.

Policia në njoftimin e saj sqaron se Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin, Ramazan Hoxha, 65 vjeç, banues në Suk 1, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Strum-Suk, në vendin e quajtur “Suk 1”, shtetasi Y.S, 48 vjeç, duke qarkulluar me një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë (Kalë), e cila drejtohej nga shtetasi Ramazan Hoxha. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Y.S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTHYEJNE NJË KASAFORTË MURI NË NJË APARTAMENT, POLICIA RRETHON 2 SHQIPTARËT
Artikulli tjetërARRESTOHET SHOFERI I DEHUR QË TRANSPORTONTE NXËNËS, POLICIA APEL PRINDËRVE