
Një i denuar ka ndërruar jetë në ambjentet e burgut të Shënkollit në Lezhë. Viktima është identifikuar si Sotir Shabani, i cili ndodhej nën masë mjekimi të detyruar.Ngjarja është konstatuar gjatë ndërrimit të turneve, kur oficeri i shërbimit vuri re se i dënuari nuk po shfaqte asnjë reagim. Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili ka kryer verifikimet e nevojshme dhe ka konstatuar se 50-vjeçari kishte humbur jetën.Sotir Shabani ishte i akomoduar në këtë institucion që prej datës 27 nëntor 2021, pasi ishte dënuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai trajtohej me masë mjekimi të detyruar, në përputhje me vendimin gjyqësor, ndersa pas konstatimit të vdekjes, janë kryer të gjitha veprimet procedurale të parashikuara nga ligji.Trupi i pajetë i 50-vjeçarit është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore, ku ekspertiza do të përcaktoje edhe shkakun e vdekjes së tij.






