Vdes Toto Rina, bosi i Cosa Nostras. Kreu i mafias italiane ishte shtruar në një spital për të dënuarit në Parma.

Ai ishte në koma prej ditësh dhe të enjten mbushi 87 vjeç. Ai po vuante 26 dënime të përjetshme për dhjetëra vrasje dhe masakra, mes të cilave edhe atentatet e ’92-shit, ku humbën jetën Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.