Vdes i burgosuri në burgun e Peqinit.

Një i dënuar në burgun e Peqinit ka humbur jetën një ditë më parë. Bëhet fjalë për Blerim Xhejan, 52 vjeç nga Elbasani, i cili vdiq në qelinë ku vuante dënimin. Sipas hetimeve, i dënuari ka vdekur për shkak të një ataku kardiak mbrëmë rreth orës 24:00. Atij i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka mundur të jetojë. Sipas të dhënave, Blerim Xheja ishte i dënuar me 21 vite burg dhe i kishin mbetur edhe 6 vjet e 4 muaj.

Artikulli paraprakGRABITET NJË MARKET ME ARMË ZJARRI, SHITËSES I BIE TË FIKËT
Artikulli tjetërKAPET NJË SHTETAS PËR “MOSKALLËZIM KRIMI”.ISHTE SHPALLUR NE KERKIM