Vdes i plagosuri me thikë nga ish dhendri

Altin Kocaqi, vëllai i Elena Kocaqi, ka ndërruar jetë këtë të enjte si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua me thikë nga Marjan Levanti, bashkëshorti i historianes, mbrëmjen e 21 dhjetorit të vitit të kaluar. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e prindërve të Elena Kocaqit, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. Shqiptarja.com mësoi se i ndjeri ka pasur komplikacione shëndetësore ditët e fundit, ndërsa më herët i ishte nënshtruar edhe dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Altin Kocaqi, me profesion albanolog, prej më shumë se një muaji ndodhej në spital në luftë me vdekjen, pas plagëve të rënda të marra në organet jetësore nga Marjan Levanti. Pas vdekjes së tij, Marjan Levanti, ish-bashkëshorti i Elena Kocaqit do të akuzohet për vrasje. Si ndodhi konflikti në shtëpinë e prindërve të Elena Kocaqit. Divorci i Marjan Levantit me Elena Kocaqi, ka qenë shkaku i konfliktit të tij me prindërit dhe vëllain e ish-bashkëshortes. Mbrëmjen e 23 dhjetorit të 2016-ës, Levanti ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe pas debatit me ish-vjehrrin, është përleshur me të duke e qëlluar me thikë. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe ish- kunati, Altin Kocaqi vëllai i Elena Kocaqit, i cili gjithashtu ka marrë disa plagë të trup të shkaktuar me thikë. Marjan Levanti ka plagosur me thikë edhe ish-vjehrrën e tij. Ai u arrestua nga policia disa orë pas ngjarjes, ndërsa tashmë, kur është ndarë nga jeta Altin Kocaqi si pasojë e plagëve të marra me thikë, ai do të akuzohet për vrasje.

Artikulli paraprakTRAFIKANTI SHQIPTAR I DROGËS MASAKROHET ME THIKË
Artikulli tjetërVOTIMI NË KUVEND, KRYEMADHI KUNDËR SHKARKIMIT TË MANJANIT