Në ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Spitalin e Korçës.

Mësohet se një nënë e re 20-vjeçare ka humbur jetën në këtë spital, pasi kishte shkuar për t’u vizituar. E reja kishte shkuar më tension të lartë dhe aty ka gjetur vdekjen. Pas kësaj ngjarje të rëndë familjarët e 20 vjeçares G.P., kanë akuzuar mjekët si shkaktarë të vdekjes së saj. 20 vjeçarja kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, vetëm 20 ditë më parë. Familjarët deklarojnë se mjekimi i gabuar ka sjellë vdekjen e të afërmes së tyre. Pritet ekspertiza në Tiranë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë mësohet se e reja kishte lindur fëmijën në maternitetin e Tiranës. Policia ka nisur hetimet.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“EKO MENDJE”, NJË DITË ME QENUSHËT E “ANIMALS NEED ME”
Artikulli tjetërPROKURORIA HETON, NË LISTË EDHE FAMILJA E KRYEBASHKIAKUT