
Një 46-vjeçare nga Kosova ka gjetur vdekjen, teksa ishte me pushime bashkë me familjen e saj në zonen turistike të Shëngjinit.Ngjarja ka ndodhur në oret e para të mëngjesit të kësaj të hënë në dhomen e hotelit ku po qëndronin kosovaret në zonen e Ranës së Hedhur, ndërsa viktima është Trandelina Berisha.Sipas burimeve gruaja nuk është ndjere mire duke shfaqur probleme me frymarrjen dhe mënjerë familjaret kanë njoftuar urgjenten e Spitalit të Lezhës.
Pavarësisht mbërritjes në kohë të autoambulances bashkë me përsonelin mjekësor, 46-vjeçarja u gjet pa shenja jete.Trupi i pajete i gruas u dërguar në insitutin e mjekësisë-ligjore në Tiranë, ku do ti nënshtrohet ekspertizës e cila do të përcaktoje shkaqet e vërteta të vdekjes së 46-vjeçares nga Kosova.


