Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare ish-Presidenti dhe lideri i Revolucionit Komunist, në Kubë, Fidel Castro.

Lajmi është dhënë nga i vëllai i tij, Raul. Sipas BBC, komandanti supreme i revolucionit kubanez ka vdekur në orën 22:29. Në një dalje në televizionin kombëtar, Raul njoftoi se trupi i ish-liderit komunist do të digjej në orët në vazhdim. Fidel Kastro, bashkë me vëllain e tij Raul, Che Guevaran dhe Camilo Cienfuegos ishin ndër protagonistët e revolucionit kuban. Për shkak të shëndetit të tij të brishtë, Fidel Kasto ja la pushtetin vëllait të tij, në vitin 2008. Castro, i cili iu kishte mbijetuar shumë komploteve për vrasje, njoftoi zyrtarisht sëmundjen në vitin 2006.

Artikulli paraprak“JO PRANGAVE” PROTESTA E MJEKEVE
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, MOS DILNI PA ÇADËR NGA SHTËPIA