Vdes në një aksident tragjik në Itali, për pak ditë mbushte 21 vjeç

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në Itali duke i marrë jetën një emigranti shqiptar. Viktima Ermir Blushaj 21 vjec (1996) ka humbur jetën ndërsa drejtonte furgonin e shoqërisë së transporteve në pronësi të babait të tij. Aksidenti tragjik ndodhi në Carpi në provincën e Modenas pas përplasjes së furgonit me një automjet tip BMË i drejtuar nga një shtetas rumun. Dy automjetet u përplasën e nga goditja shtetasi shqiptar përfundoi në rrugë dhjetra metra larg kamionit të tij. Shqiptari Ermir Blushaj ndërroi jetë një orë pas mbërritjes në spitalin “Baggiovara” të Carpit. Hetimet e para të policisë italiane zbardhin se shkak i këtij aksidenti ka qënë mosrespektimi i rregullave rrugore e shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin dy automjetet. Shqiptari Ermir Blushaj jetonte në komunë e San Polo di Torrile së bashku me familjen e tij. Do të festonte ditëlindjen e tij të 21-të, më 20 shkurtin e këtij viti

Artikulli paraprakVETTINGU, MBËRRIJNË EKSPERTËT E ONM, NIS VERIFIKIMI I KANDIDATËVE
Artikulli tjetërREFORMA NË DREJTËSI, ZBARDHET TAKIMI VASILI – LU