Vdes një i dënuar në burgun e Fierit

Një i dënuar ka ndërruar jetë në burg. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në burgun e Fierit. Siç bëhet e ditur nga burime të policisë rreth orës 06:30 të mëngjesit të djeshëm është gjetur i vdekur në qelinë e tij, Arqile Fili, 64 vjeç, nga Fieri. Trupi i pajetë është gjetur nga gardianët, të cilët më pas kanë thirrur policinë. Nga hetimet e para bëhet fjalë për një vdekje natyrale, por dosja i është dërguar prokurorisë për hetime të tjera.

Artikulli paraprakPOLICIA STREHON SHPENDIN E PLAGOSUR
Artikulli tjetërDY KUSHËRINJTË SHQIPTARË MBAJNË LIDHUR NË BODRUM ‘MYSAFIRIN’ E TYRE