Vdes papritur ambasadori i Rusisë në OKB

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin. Sipas mediave ruse, ambasadori Churkin mbushi 65 vjeç javën e kaluar. Diplomati rus më parë ka shërbyer si ambasador në Belgjikë, në Kanada dhe në NATO.