Vdes punëtori shqiptar në Itali .

Një shqiptar ka mbetur i vdekur sot në Itali. Siç raportojnë mediat lokale, viktima është 29-vjeçari Bujar Krasnaj, i cili është shtypur nga një makinë mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Torino-Frejus, brenda një tuneli. I riu punonte për shoqërinë “Ok Gol”, koncesionari që merrej me mbarëvajtjen e autostradës. Ai ishte në orarin e punës kur është goditur nga një automjet i tipit Audi A6. Krasnaj ka mbetur i vdekur, ndërsa shoferi i mjetit dhe një tjetër punëtor janë dërguar në spital, dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dinamika e aksidentit është ende nën hetim, ndërsa shoferi i mjetit është nën hetim për vrasje si pasojë e aksidentit rrugor. Krasnaj jetonte në Bussoleno (komunë në Torino), por ishte i njohur edhe në Susa.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakENDEJ RRUGËVE ME 80.000 € DROGË, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË FRANCË,JEP DOREHEQJEN KRYEMINISTRI VALLS. GATI TË KANDIDOJË