Media greke kanë raportuar këtë të hënë për vdekjen e një të riu shqiptar në pjesën veriore të vendit fqinjë, pasi u godit nga rrufeja.

Natën e së shtunës, një bari 22-vjeçar me shtetësi shqiptare u gjet i pajetë në Eordea, Kozani. Kufoma e të riut u konstatua nga një tjetër shqiptar, raporton media greke “Zogla”.

Disa orë më vonë, edhe një grek mbeti i vdekur pasi u godit nga një rruge në periferi të Selanikut, sipas të njëjtave burime.

Po dy ditë më parë, një burrë rreth të 60-tave në Maliq të Korçës mbeti i vdekur, ”pasi dyshohet se u godit nga rrufeja”, njoftoi Policia lokale.

Artikulli paraprakAKSIDENTET NË SHQIPËRI. SHPEJTËSIA DHE RRUGËT PO VRASIN SHQIPTARËT
Artikulli tjetërKONFERENCA KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM, RAMA: TOLERANCA FETARE, NJË THESAR I VËRTETË