Një vrasës famëkeq që punoi për Pablo Escobar ka vdekur nga kanceri në stomak, thonë zyrtarët kolumbianë.

Jhon Jairo Velásquez, i cili mburrej me vrasjen e 300 personave për Escobar, vdiq në moshën 57 vjeçare.

I njohur si “Popeye”, ai u lirua nga burgu në 2014 pas më shumë se 20 vjet dhe hapi një kanal në YouTube, duke tërhequr më shumë se një milion ndjekës.

Por ai u burgos përsëri në 2018 me akuzën e zhvatjes.

Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Escobar, i cili drejtonte një perandori të trafikut të drogës nga qyteti kolumbian i Medellín që dërgoi mijëra ton kokainë në SHBA.

Artikulli paraprakKRIZA KLIMATIKE/ AKULLNAJA ANTARKTIKE MUND TË SHKRIJË MË SHPEJT NGA Ç’MENDOHEJ, RREZIKOHET PËRMBYTJA E QYTETEVE BREGDETARE
Artikulli tjetërINFO PLUS – 07.02.2020