
Vdiq në krye të detyrës,Rama medalje dhe mbështetje familjes së elektricistit .Edi Rama ka pritur në një takim në Kryeministri familjen e të ndjerit Sabri Vlinga, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë riparimit të një defekti në një kabinë elektrike në Fier.
Kryeministri e ka nderuar me medaljen e mirënjohjes, ndërsa ka premtuar mbështetje financiare për familjen. “Nderim me medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrit për të rënin në krye të detyrës, specialist i dalluar i OSHEE-s, babai i dy fëmijëve, Sabri Vlinga, i cili humbi jetën gjatë punës për përballimin e fatkeqësisë natyrore të fillim dhjetorit. OSHEE do të mbështesë financiarisht familjen dhe mbulojë shkollimin e vajzës studente deri në diplomimin e saj’ shkruan Rama.
Në takim me kryeministrin ka qenë nëna e Sabri Vlingës, së bashku me gruan, dy fëmijët dhe familjarë të tjerë. Elektricisti Sabri Vlinga humbi jetën pak ditë më parë në krye të detyrës teksa po riparonte një defekt.






