Ecuria në fazën e parë të kampionatit ka qenë përgjithësisht e mirë teksa e ka mbyllur atë në vendin e dytë në grup me 25 pikë.

Të qënurit 3 pikë larg Vorës së vendit të parë, është një tregues jo real i diferencës në mes dy ekipeve. Në fakt edhe në ndeshjen direkte të luajtur në Vorë, koplikasit treguan se janë të barabartë me ta. Në mos më lart se rivalët e tyre dhe pavarësisht se humbën, të gjithë janë koshient se ajo ndeshje i takonte Veleçikut.

Megjithatë tashmë kjo është një histori e lënë pas dhe stafi teknik në bashkëpunim me drejtuesit e klubit po shohin mundësinë e ndërhyrjes në merkato për të marrë ndonjë lojtar cilësor sepse objektivi i tyre nuk ndryshon. Ata synojnë ngjitjen në kategorinë e parë në fund të këtij sezoni dhe janë optimist se mund t’ia dalin. Vëmendja e tyre është e përqendruar tek disa lojtarë shkodranë të cilët luajnë tek Vllaznia B apo tek Ada e ndonjë ekip tjetër përreth. Në ditët e ardhshme me shumë mundësi do të vijnë edhe firmat me këto lojtarë.