Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur zgjedhjen e Lindita Nikollës si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Përmes një postimi në “twitter”, Veliaj ka vlerësuar kryeparlamentaren Nikolla duke theksuar se një figurë si ajo do t’i bënte nder çdo kuvendi e institucioni.

Veliaj ka ironizuar edhe gjestin e deputetëve të opozitës, të cilët grisën fletët e votimit.

“Lindita Nikolla është një kryezonjë fisnike e qytetare që do t’i bënte nder çdo kuvendi e institucioni. Grisja e hedhja e letrave përtokë shpjegon ku inkurajohet ajo pjesë e vogël e shoqërisë që hedhjen e plehrave në rrugë e sheh si imitim të “tigrave prej letre” në SHQUP!”, shkruan Veliaj.

Artikulli paraprakCOVID-19 NË ITALI, 5.621 TË INFEKTUAR DHE 62 VIKTIMA GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT
Artikulli tjetërKRIJIMI I PARLAMENTIT TË RI, SORECA: ROLI I KUVENDIT, KYÇ PËR ANËTARËSIMIN NË BE. PRESIM BASHKËPUNIM PËR TA ÇUAR PËRPARA KËTË PROCES