
Shumë prej pronarëve te shezlloneve në Velipojë që kanë zënë hapësirat publike janë kallëzuar penalisht nga bashkia Shkodër në prokurori.
Një gjë të tillë e bën të ditur kryetarja e bashkisë Voltana Ademi duke qenë se nuk është aspak e kënaqur me policinë, tatimet dhe krimin ekonomik, institucione që përbëjnë task-forcën për lirimin e hapësirave publike në Velipojë. Kryebashkiakja shprehet se ka kallëzuar penalisht emra konkret për zënien e hapësirave publike në plazhin e Velipojës. Edhe pse disa vende të ndryshme të plazhit publik që ishin të zëna janë liruar në Velipojë sërish shumë pjesë të tjera vijojnë të jenë të zëna.






