Plazhi i Velipojës mbetet një nga zgjedhjet më të parapëlqyera për pushuesit vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror. Hapësira e gjerë publike dhe pastërtia e plazhit vlerësohen si dy nga arsyet kryesore pse turistët e zgjedhin Velipojën për të kaluar pushimet.

Pushuesit shprehen se ndihen të lirë dhe komodë falë sipërfaqes së bollshme që ofron plazhi, ndërsa standardet e mbajtjes së pastërtisë e bëjnë eksperiencën edhe më të këndshme. Përveç kësaj, shërbimet e ofruara dhe mikpritja e zonës e forcojnë më tej imazhin e Velipojës si një destinacion turistik në rritje.

Me rritjen e fluksit të vizitorëve çdo verë, Velipoja po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një ndër plazhet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.

https://youtu.be/pJRo-8M_Jvg

Artikulli paraprakMBYLLET PANAIRI I LIBRIT NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërKONCERTET E VERËS TËRHEQIN INTERESIN E TURISTËVE