Velipoja përveç pushuesve nga Shqipëria është një prej plazheve më të preferuar për turistët e huaj. Çdo ditë përgjatë gjithë plazhit turistët nga Kosova, Zvicra, Gjermania, Austria, Polonia, Çekia, Serbia, Italia, Mali i Zi e shumë vende të tjera shijojnë bregdetin e Velipojës ndërsa tregojnë se çfarë u pëlqen më shumë.

Jam nga Belgjika dhe jetoj në Zvicër. Është hera e parë që vij këtu në Shqipëri. Këtu jam shumë e kënaqur sepse njerëzit janë shumë shumë të mirë dhe tepër mikëpritës. Ushqimi është fantastik por edhe plazhi gjithashtu po më pëlqen shumë dhe po kënaqemi. Edhe kështu këtu tek hoteli ku jemi janë tepër të mira dhe jam krejtësisht e kënaqur.

Gjithashtu edhe natyra më ka surprizuar këtu në Velipojë dhe po e shijojmë. Uji i detit dhe rëra janë të veçanta. E kam zgjedhur këtë plazh sepse burri im është nga Kosova dhe gjithashtu tradita shqiptare më pëlqen shumë. Të gjithëve kur të shkoj në Zvicër ose Belgjikë do ti them se sa vend i bukur është dhe se sa plazh i mirë”.

Jam nga Belgjika, jeton në Zvicër por babai im është nga Kosova. Hoteli është shumë i mirë por edhe pishina me lojëra që ka më ka pëlqyer dhe kam kaluar kohë edhe aty. Jam kënaqur edhe me ushqimet shqiptare sepse atje ku jemi na mungojnë.

Kam kaluar shpesh nga Shqipëria drejt Malit të Zi për të shkuar në Kosovë porn ë këtë plazh nuk kam qenë dhe është hera e parë. Është shumë bukur. Kur të shkoj në Zvicër do ftoj gjithë shokët që të vijnë këtu sepse besoj do kënaqen edhe ata”.

Unë jam nga Austria. Kam qenë edhe disa herë të tjera këtu. Sa herë që vij është gjithnjë e më mirë dhe po kënaqemi me të vërtetë. Deti është shumë i mirë, per ne që jemi në moshë rëra është shumë kurative. Vij me shumë qejf në këtë plazh dhe them se si nuk e kam ditur shumë më herët.

Kur të shkoj në Austri do t’I tregoj miqve të mi fotot e bukura dhe ata do vijnë vetë pa iu thënë unë asgjë sepse natyra gjithashtu është mbreslënëse”.

Shqiptarët e Kosovës zënë vendin e parë dhe janë ata që thuajse mbipopullojnë gjatë gjithë verës plazhin e Velipojës. Një prej tyre tregon se është viti i pestë që vjen në Velipojë. Edhe pse jeton në Austri dhe ka provuar shumë plazhe, Velipoja është plazhi i preferuar.

Pas shqiptarëve të Kosovës në plazhin e Velipojës mendohet se vendin e parë e zënë turistët nga Zvicra dhe më pas vijnë shtetet e tjera si Serbia apo edhe Polonia e Çekia të cilët vijnë me agjenci turistike në mënyrë të organizuar. Hapja e kufijve ka bërë që këto ditë plazhi i Velipojë të jetë i mbushur me pushues vendas e turistë të huaj.

Artikulli paraprakSHKODËR, MUZEU “MARUBI” MERR CERTIFIKATËN E PRONËSISË
Artikulli tjetërAKSIDENT NË SHKODER, PËRPLASJET E BIÇIKLETAVE SHQETËSIM