
Sezoni turistik në Velipojë duket se ka nisur mirë, me vizitorë të shumtë nga Shqipëria por dhe nga vendet e tjera të botës, pa harruar vizitorët besnik, Shqiptarët e Kosovës.
Ato shprehen të kënaqur me shërbimin dhe atë çfarëa ofron Velipoja ndërsa thonë që ka pasur një rritje të lehtë të çmimeve.
Gazmir Mehmeti operator turistik thotë që ky sezon ka nisur më herët se zakonisht ndërsa turistët janë nga e gjithë bota.
Sipas operatorit turistik, këtë sezon nuk ka rritje çmimesh, madje si pasojë e uljes së Euros, çmimet kanë rënë .
Në të gjithë veriun e vendit sezoni turistik ka njohur rritje të vizitorve si në bregdet por dhe në relievet malore si në Razëm apo Theth duke premtuar një sezon të suksesshëm