Gjykata e Shkodres ka dhene masen e arrestit “arrest shtepie” per ish kryetarin e Komunes Velipoje Nikolle Marku. Masa e arrestit eshte dhene, paraditen e se henes ne gjykaten e shkalles se pare ne Shkoder. Trupi gjykues pas marrjes se infomracioneve nga prokuroria e shkodres, ne perfundim te shqyrtimit te dokumentacionit, ka dhene masen e sigurise,

“Arrest shtepie” per ish kryekomunarin Nikolle Marku. Nderkohe qe per anetaret e tjere, te ish KRRT- Velipoje, eshte dhene masa e sigurise “Detyrim Paraqitje”.9-ish zyrtarë të komnunës së Velipojës kanë rënë në prangat e policisë, mes tyre dhe kryekomunari Nikollë Marku. Ish-zyrtarët vendorë akuzohen dyshohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin, në vijën bregdetare të kësaj zone. Në njoftimin për mediat, Prokuroria thotë se pasi ka marrë lejen e gjykatës, ka nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, të cilat janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.