
Procesi i dezinsektimi në territorin e bashkisë Shkodër po zhvillohet sipas planit të përcaktuar , ku deri tani janë kryer katër trajtime, ndërsa në fillim të muajit Korrik do të nisi faza tjetër. Një ndër zonat problematike mbetet plazhi i Velipojës, megjithë ndërhyrjen prania e mushkonjave vijon të jëtë shqetësuese por sipas pushuesve situata duket se ka përmirësim në krahasim me vitin e shkuar
Procesi i dezinsektimi që po realizohet nga shërbimi epidemiologjiok do të vijojë deri në vjeshtë ndërsa zonat të cilat po trajtohen janë ato me ujë të ndenjur.
Ndërsa në mbështetje të shërbimit epidemiologjik është edhe bashkia e cila punon për identifikmin e zonave problematike.