
Plazhi i Velipojes prej disa oresh eshte ne erresire totale. Lidhur me kete problematike ka reaguar kryetari i bashkise Shkoder Benet Beci, i cili tha se po punohet me te gjitha kapacitetet per rikthimin e energjise dhe kthimin e normalitetit.
“Për shkak të një defekti në nënstacionin e Bushatit që furnizon me energji elektrike plazhin e Velipojës, tani ka një ndërprerje të energjisë në një pjesë të zonës tek “Fishta”dhe qendra.
Ekipet e OSHEE-së po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit me energji për konsumatorët.
Kërkojmë mirëkuptimin e pushuesve dhe ju sigurojmë se po punohet me kapacitet të plotë për të rikthyer furnizimin normal.“- shkruan Beci ne “Facebook”






