
Me largimin e të nxehtit përvëlues të korrikut e gushtit dhe rënien e fluksit të madh të pushuesve, Plazhi i Velipojës merr një tjetër pamje gjatë muajit shtator. Rëra e kurative, uji i ngrohtë i Detit Adriatik dhe qetësia që të ofrohet e bëjnë këtë bregdet një nga destinacionet më të preferuara për ato që kërkojnë pushime pa zhurmë.
Përveç klimës ideale, një tjetër faktor kyç për pushuesit e shtatorit është rënia e çmimeve. Si strukturat akomoduese, ashtu edhe restorantet e shërbimet e plazhit kanë ulur tarifat, duke e bërë Velipojën mjaft të leverdisshme për buxhetin e çdo familjeje. Sezoni veror po i afrohet fundit, por për shumë nga ata që ndodhen sot në Velipojë, shtatori mbetet muaji i preferuari I tyre.


