Një ditë pas aksionit që inspektoriati kombëtar i mbrojtjes së territorit bëri në plazhin e Velipojës, imazhi që të ofrohet është i trishtë. Ajo çfarë ka mbetur nga prishjet të cilat u shoqëruan me tensione dhe përplasje nuk është gjë tjetër përveçse rrënoja të shumta në pothuaj gjithë gjatësinë e vijës bregdetare duke i dhënë kështu një goditje të fortë edhe turizmit në këtë zonë.

Star Plus bëri një vëzhgim mbi pasojat e aksionit të një dite më parë. Një nga pronarët e bizneseve në Velipojë Viktor Marku shpreh zhgënjimin dhe indinjatën pas shembjes që IKMT i bëri lokaleve të tij.

Ai pranon se njëri prej objekteve kishte probleme me dokumentacionin, ndërsa tregon se e ka humbur shpresën tek drejtësia.

Artikulli paraprakMATURANTËT NË PROTESTË: PROVIMI I LETËRSISË ABSTRAKT
Artikulli tjetërPROTESTA E MATURANTËVE PARA MASR, BESA SHAHINI: E NXITUR NGA OPOZITA. PROVIMET KOMBËTARE NGA EKSPERTË, KËRKESAT JANË ADRESUAR