
Fundjava ka sjellë gjallëri në bregdetin e Velipjës, ku qindra qytetarë nga Shkodra dhe më gjerë kanë zgjedhur të kalojnë ditët e pushimit pranë detit. Moti i ngrohtë dhe me diell ka favorizuar lëvizjet drejt bregdetit, duke shënuar një nga fundjavat më të frekuentuara të kësaj pranverë.
Plazhi I Velipojës është mbushur me qytetarë të cilët kanë shfrytëzuar rrezet e diellit për të shijuar shëtitjet përgjatë bregut apo edhe kafenetë buzë detit këtë të dielë. Për shumë qytetarë kjo fundjavë ka shërbyer si një arratisje e shkurtër nga rutina e përditshme. Velipoja konfirmon edhe një herë se mbetet një ndër destinacionet më të preferuara në veri të vendit për fundjavë e pushime.