Kandidati për deputet i PD për qarkun Shkodër Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Sektor në njësisë administrative të Velipojës, pjesë e bashkisë Shkodër. Banorët i dhanë mbështetjen e plotë kandidatit Spahia duke thënë se vota e tyre do të jetë për të dhe Partinë Demokratike.

Kandidati Spahia deklaroi se shqiptarët ndodhen në vështirësi të madhe në këto 8 vite dhe largimi i qeverisë të Edi Ramës është emergjent për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë.

Edhe bizneset në njësinë Velipojë sipas banorëve ndodhen në vështirësi dhe ndihma e qeverisë sipas tyre edhe gjatë pandemisë ka qenë minimale duke bërë që shumë prej tyre të shkojnë drejt falimentimit.