Në nisje të sezonit turistik Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci zhvilloi një takim me bizneset, institucionet dhe operatorët turistikë në Velipojë, ku u diskutuan problematikat kryesore dhe masat konkrete për një sezon më të organizuar, më të pastër dhe më funksional
Në fokus të diskutimeve ishte menaxhimi i mbetjeve, ku u vendos që depozitimi i tyre të bëhet vetëm në fashën orare nga ora 21:00 deri në 07:00 të mëngjesit, me qëllim shmangien e ndotjes në plazhin e Velipojës.

Nga ana tjeter kryebashkiaku u shpreh i prerë se nuk do të ketë asnjë tolerim për hapësirat publike per pushuesit ne plazh.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe përmirësimi i sinjalistikës rrugore, ndriçimit publik, qarkullimit në qendër të Velipojës dhe krijimi i stacioneve më funksionale për autobuzët. Në takim u trajtuan edhe problematikat e furnizimit me ujë dhe energji elektrike gjatë muajve të verës, ndërsa institucionet përgjegjëse garantuan ndërhyrje dhe përmirësime për sezonin e këtij viti. Mesazhi kryesor i takimit ishte bashkëpunimi mes institucioneve dhe bizneseve, për ta bërë Velipojën më të pastër, më të organizuar dhe më mikpritëse për qytetarët dhe turistët.

 

Artikulli paraprakHISTORIA, 9 VITE JETË PËR LULET
Artikulli tjetërLEZHA PËRKUJTON DITËLINDJEN E SKËNDERBEUT