Sistemim- asfaltim rruga e xhamisë Luarzë në Njësinë Administrative Velipojë po shkon drejt fundit. Një aks shumë i rëndësishëm jo vetëm për banorët por edhe turistët, kryesisht nga Kosova që e frekuentojnë atë për të kryer ritet fetare në objektin e kultit.

Projekti i Bashkisë së Shkodrës parashikon ndërtimin e veprave të artit si tombino, portale etj. në të gjithë gjatësinë e saj 540 metër linear, sipërfaqja asfaltike dhe sinjalistika e nevojshme.

Investimi me vlerë 7.8 milion nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, krijon lehtësi jo vetëm në qarkullimin e banorëve, mjeteve dhe produkteve të zonës drejt fshatrave të tjerë e qytetit por edhe për rritjen e cilësisë së sherbimeve publike që ofrohen nga qeverisja vendore.

Artikulli paraprakADEMI PADI NË GJYKATËN E TIRANËS PËR SHOQATËN E BASHKIVE
Artikulli tjetër“THE DOOR”, TË RINJTË FILLOJNË KURSET PROFESIONALE