Organizata “Eko Mendje” në Shkodër ka zhvilluar ditën e sotme një aksion pastrimi në plazhin e Vilunit, në Velipojë para hapjes zyrtare të sezonit turistik. Thirrjes për pastrim i është përgjigjur edhe deputetja e zgjedhur Edona Bilali dhe dhjetëra votues për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Drejtuesi I organizatës “Eko Mendje” Mirsad Basha bën të ditur se këto nisma do të pasohen edhe nga disa të tjera deri në pastrimin e plotë të vijës bregdetare.

Deputetja e zgjedhur Edona Bilali, teksa dha një mesazh për këtë aksion pastrimi I bën ftesë të rinjve që të bashkohen në nimsa të tjera për pastrimin e plazhit të Velipojës por jo vetëm.

Ky është aksioni I parë I pastrimit që “Eko Mendje” organizon para hapjes zyrtare të sezonit turistik në Velipojë nisur nga nevoja e madhe për pastrimin e pyllit por edhe rërës nga mbetjet të cilat I ka sjellë deti.

Artikulli paraprakSHKODËR, 10 RASTE TË REJA,6 PACIENTË TË SHTRUAR NË SPITAL
Artikulli tjetërSHKODËR, KONKURS NGA KRYQI I KUQ PËR NDIHMËN E SHPEJTË