
Plazhi i Velipojës vijon të jetë një nga destinacionet më të preferuara gjatë sezonit veror. Krahas pushuesve shkodranë, të cilët e frekuentojnë prej vitesh këtë vijë bregdetare, këtë sezon janë të shumtë edhe emigrantët, veçanërisht ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sa i përket stafit, operatori turistik shprehet se prej vitesh ka krijuar një ekip të qëndrueshëm punonjësish, ku përfshihen edhe pjesëtarë të familjes. Kjo ka bërë që të mos ketë nevojë për punësimin e stafit të huaj.
Për shumë pushues, Velipoja është kthyer në një destinacion të përhershëm, ku rikthehen çdo verë për të kaluar pushimet.
Velipoja vijon të ruajë statusin e një prej destinacioneve më të frekuentuara të verës, duke tërhequr çdo sezon jo vetëm pushues nga Shkodra, por edhe emigrantë e turistë të huaj.






