Edhe pse jemi në 6 qershor dhe sezoni turistik ka nisur, shezllonet në plazhin e Velipojës ende nuk janë ndarë për ata që kanë aplikuar.

Drejtori i drejtorisë së turizmit në bashkinë Shkodër Gent Mema sqaron se ministria e turizmit ka sjellë në gjysmën e majit shkresën zyrtare që pushteti vendor të vijojë punën për shezllonet. Në total janë 112 aplikime që janë bërë nga subjekte të ndryshme ku ka subjekte që kanë kërkesë për më shumë se një parcel.

Këto vonesa dëmtojnë biznesin shprehet drejtori Mema. Në total në Velipojë janë 180 stacione plazhi me nga 900 m2 secila. Nga këto 50 janë për hapësirë publike ndërsa 130 në dispozicion të biznesit. Kjo do të thotë se kërkesat janë për më shumë se 130 stacione plazhi por bashkia Shkodër nuk do t’i miratojë të gjitha duke respektuar hapësirën publike që minimalisht është 20%.

Artikulli paraprakGURAKUQI KËRKON VOTËBESIMIN E SHKODRANËVE
Artikulli tjetërLUKA ME QYTETARËT, NR.6 E VETMJA ALTERNATIVË