E premtuar prej disa kohesh, tashme Plazhi i Velipojes ka edhe zyren e informacionit per turistet.

N/Kryetari i Bashkise Shkoder, Dritan Meta, ka qene i pranishem ne hapjen e kesaj zyre duke vleresuar kete inisiative qe i sherben kesaj pike turistike. Nga ana tjeter, Meta eshte shprehur se ka nje mendesi te re per menaxhimin dhe vleresimin e resurseve te Shkodres. I pyetur ne lidhje me zyren e informacionit ne Shkoder, Meta eshte shprehur se ajo nuk eshte hapur per arsye objektive, nderkohe qe ajo e thethit do te hapet shume shpejt. Mungesa e zyrave te informacionit per turistet ka qene nje problematike e ngritur shpesh here edhe nga mediat, nderkohe qe duket se nje problem i tille po merr zgjidhje me ofrimin e tre zyrave, sic ishte premtuar edhe nga Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHAPËSIRAT PUBLIKE, META: ËSHTË VENDOSUR NJË STANDART I RI
Artikulli tjetërEMIGRANTËT INDIFERENT NDAJ ANALIZAVE TË CHEK-UP