Njësia Velipojë, pjesë e bashkisë Shkodër është gati për betejën e 25 Prillit. Në një takim me strukturat e grupseksionit 2 në Velipojë kandidati i PD Bardh Spahia, ka marrë mbështetjen e të gjitha strukturave për një angazhim maksimal dhe fitore historike në Velipojë.

Kandidati Bardh Spahia, gjatë fjalës së tij u shpreh se është momenti të jemi bashkë, në këtë betejë për t’i dhënë fund kësaj qeverie që po i sjell çdo ditë fatkeqësi shqiptarëve.

Nga ana tjetër banorët kanë shprehur mbështetjen maksimale për kandidatin e PD Spahia.

25 Prilli, është dita në të cilën shqiptarët janë thirrur të votojnë për zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë që PD synon në këto zgjedhje një rezultat historik, ku kërkon 7 mandate në qarkun Shkodër.