Kandidati i PD në Qarkun e Shkodrës Bardh Spahia ka mbledhur të rinjtë në Velipojë, duke i konsideruar ato si motorri i çdo ndryshimi. Nën moton “Ndryshimi fillon nga Shkodra”, të rinjtë dhe të rejat i janë bashkuar kandidatit Spahia në betejën për zgjedhjet e 25 Prillit.

Kandidati Bardh Spahia në fjalën e tij para të rinjve në Velipojë është shprehur se ato janë oksigjeni i kësaj fushate dhe garancia për fitoren e Partisë Demokratike në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë.