Rruga “Prekaj” në fshatin Sektor të Nj.A. Velipojë është investimi publik i radhës në Bashkinë e Shkodrës. Me një fond 10.1 milion lek nga buxheti i vitit 2020, është bërë e mundur të ndërhyhet në një zonë ku infrastruktura rrugore nuk ka ekzistuar dhe ku densiteti i banorëve dhe banesave është mjaft i lartë.

Pas përfundimit të fazës së parë të sistemim- asfaltimit në një gjatësi 360 metër linear, puna do të vazhdojë edhe për fazën e dytë për ta përfunduar plotësisht brenda vitit 2021.
Nga Velipoja ku ka inspektuar punimet në rrugën “Prekaj”, kryetarja e Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi, ka përcjellë edhe urimin e saj për 8 Marsin.

Artikulli paraprakHISTORIA/ GRUAJA PA 8 MARS ,ABORTOI DY HERË NGA DHUNA
Artikulli tjetërSHTYHET ANKANDI PËR SHITJEN E AKSIONEVE TË VLLAZNISË