
Një muaj na ndajnë nga hapja zyrtare e sezonit veror në Velipojë. Administratori I kësaj njësie, Altin Kaçi tergon se vëmendja më e madhe I është kushtuar pastrimit të brezit të rërës nga mbetjet që ka sjellë deti. Këtë vit puna ka qenë pak më e vështirë pasi si shkak I përmbytjeve, prurjet kanë qenë më të mëdha.
Para hapjes së sezonit veror pritet edhe rikonstruksioni I plotë I tre rrugëve të plazhit bën të ditur administratori Kaçi.
Edhe operatorët turistikë janë drejt përfundimit të përgatitjeve për të mirëpritur turistët gjatë verës.
Administratori Altin Kaçi bën të ditur se deri më tani nuk ka patur sinjalizime për ndërtime pa leje në brezin e rërës, ndërsa thotë se kjo gjë ka ndikuar negativisht tek pronarët e bizneseve.






