Një udhëtim me gomene ku ndodheshin tre persona të njëjtës familjes për pak sa nuk është kthyer në tragjedi diten e sotme në plazhin e Velipojës. Familja prej Dibre që përbehej nga gjyshi, xhaxhai dhe nipi janë rrezikuar të mbyten por ndërhyrja e rojeve bregdetar ka bërë të mundur shpëtim e tyre.

Rëndësia e rojeve bregdetare u dëshmua qartë edhe pak ditë më parë. Falë koordinimit të shpejtë dhe profesional mes vrojtuesve të plazhit dhe qendres shëndetësore, u shpëtua jeta e një pushuesi. Ky i fundit kishte pësuar probleme kardiake, por ndërhyrja në kohë rekord e rojeve dhe mjekëve shmangu tragjedinë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“ZËRI IM, E ARDHMJA IME”
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT DHE ICITAP KONFIRMOJNË VIJIMIN DHE THELLIMIN E PARTNERITETIT STRATEGJIK