VELIPOJË, PËSOI ARREST KARDIAK DUKE U LARË NË DET, NDËRRON JETË 75-VJEÇARI 22/07/2024 856 Velipojë/Informacion paraprak Rreth orës 13:00, shtetasi kosovar M. S., 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.