Mëngjesin e sotëm , rreth orës 9:30 një I moshuar ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi GJ.R, 81 vjeç në fshatin Guri I Zi, sapo ka hyrë për tu larë në det , dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasi M. Y., 51 vjeç, duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar lehtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Artikulli paraprak“BIÇIKLETA N’UJË”, RISIA E LIQENIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetër“MUZEU I DËSHMISË” AMBJENTET E QELIVE MË TË VIZITUESHMET