Sezoni veror në Velipojë duket se po vijon pa probleme. Edhe pse pandemia mbetet akoma një kërcënim për sezonin turistik, duket se në këtë zonë nuk rezultojnë pushues të infektuar me koronavirus. Këtë gjë e ka bërë të ditur Brisilda Danaj, mjekja pranë qendrës shëndetësore në Velipojë.

Mjekja Danaj tregon se pushuesit janë të ndërgjegjësuar mbi pasojat e infektimit me koronavirus, ndaj vijnë në kohë për t’u testuar. Ajo shton se qendra shëndetësore verore ofron të gjithë kushtet për testimin e pushuesve.

Deri më tani, në plazhin e Velipojës situata sa i takon përhapjes së pandemisë COVID-19 duket e qetë. Pas një viti të vështirë, duket se pak nga pak edhe kjo zonë po i kthehet normalitetit duke pritur pushues të shumtë vendas dhe të huaj.

Artikulli paraprakTenton të ndërtojë në bregdetin e Velipojës, vihen në pranga pronari dhe dy punëtorët
Artikulli tjetërVELIPOJË, ARRESTOHEN 3 SHTETAS PËR NDËRTIM PA LEJE