Plazhi i Velipojës në hapësirat publike nuk ofron siguri për pushuesit. Kjo për shkak se në këto plazhe publike në Velipojë mungojnë rojet bregdetare duke u kthyer kështu në një shqetësim. Ardit Taflaj është një roje bregdetare në dy subjekte private me shezllone i cili thotë ndryshe nga privatët plazhet publike në Velipojë janë pa roje bregdetare.

Lidhur me rastin e disa ditve më parë ku humbi jetën një pushues nga Kosova, shtetasi Hasan Hysenaj, Taflaj shprehet se 59 vjeçari ndodhej në pjesën e plazhit publik dhe aty nuk kishte roje bregdetare për t’i dhënë ndihmën e pare.

Vrojtuesi i plazhit ka një thirrje për institucionet përgjegjëse.Pavarësisht se edhe këtë vit janë mbytur disa pushues për shkak të mungesës së rojeve bregdetare duket se as këto fatkeqësi nuk sollën reagimin e institucioneve përkatëse për zgjidhjen e këtij problemi.

Artikulli paraprakRRITJA E SHIFRAVE, MSH MERR VENDIMIN: EDHE SHTATORI MUAJI I HAPUR PËR VAKSINIM MASIV
Artikulli tjetërVELIPOJË, PLAZHET PUBLIKE PA VROJTUES, “JEMI TE PASIGURTE”