Bashkia Shkodër vijon të ofrojë për qytetarët dhe pushuesit një plazh publik të mirëmenaxhuar në Velipojë, duke garantuar kushte dinjitoze, pastërti, siguri dhe komoditet përgjatë sezonit veror.
Me një tarifë prej vetëm 400 lekësh, plazhi publik i menaxhuar nga Bashkia Shkodër është kthyer në një alternativë të rëndësishme për familjet dhe vizitorët që zgjedhin të kalojnë pushimet në një nga vijat bregdetare më të bukura të Adriatikut
Përmes mirëmbajtjes së vazhdueshme, shërbimeve të dedikuara dhe standardeve të larta të menaxhimit, synohet që pushimet cilësore të jenë të aksesueshme për të gjithë qytetarët.
“Deti për të gjithë” mbetet një nga prioritetet e Bashkisë Shkodër, duke dëshmuar se pushimet e mira nuk duhet të jenë privilegj, por një mundësi për çdo familje

Artikulli paraprak“BUZ’QESH”, EDUKIMI DHE ZBAVITJA NDËRTHUREN SË BASHKU
Artikulli tjetërSHKODRA, MË E PREFERUARA NGA TURISTËT