Vijojnë kontrollet në plazhin e Velipojës, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike në mënyrë të paligjshme.

Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar shtetasin S. H. 55 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” në Shkodër për shkak se dyshohet se po ndërtonte një beach bar pa leje në plazhin e Velipojës.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare në Velipojë.

Po ndërtonte pa leje një beach bar, vihet në pranga pronari i objektit.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestua në flagrancë shtetasi:

S. H. 55 vjeç banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim toke”.

Arrestimi i tij u bë pasi është konstatuar në Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër, duke ndërtuar pa lejen përkatëse, një beach bar me konstrukt druri.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.