Pas vrasjes me 4 viktima dhe 2 të plagosur, zbulohet edhe skandalet me hapësirat publike në Velipojë. Hilmi Kapllani, operator turistik në Velipojë, ka dëshmuar se i ka paguar shtetit mbi 4 milionë lekë dhe ende nuk ka marrë sipërfaqen qe i takon me këtë ndarje. Ai tha e se ka paguar këtë shumë parash për 900 metra katrorë hapësirë, por kjo hapësirë ai është zënë nga dikush tjetër, ndërsa bën thirrje se shteti nuk ka ndërhyrë për këtë situatë.

Pronari i biznesit tregon se ditën e premte është paraqitur në bashkinë Shkodër për të kërkuar një mbështetje në zgjidhjen e këtij problem, por akoma nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

Për të mos shkaktuar asnjë konflikt mes pronarit tjetër që pretendon se hapësira publike për hapjen e shezlloneve është e tija, Hilmi Kapllani është tërhequr deri në një moment tjetër që institucionet të ndërhyjnë për përcaktimin e hapësirës publike njësoj si në hartën që ato zotërojnë.