Në plazhin e Velipojës edhe pse jemi në 15 ditësh e dytë të gushtit, numri i pushuesve vijon që të jetë shumë i lartë. Lekë Marku një prej operatorëve turistik në Velipojë shprehet se po shtohet numri i pushuesve. Sa i përket çmimeve në plazhin e Velipojës, operatori turistik thotë se janë normale.

Në krahasim me plazhet e tjera të Shqipërisë apo vendet e rajonit, çmimet në Velipojë të hotelerisë apo për ushqimin janë më të ulta thotë operatori turistik Marku ndërsa tregon se sa i duhet një familjeje që të shpenzojë.

Ajo që mbetet problem edhe në plazhin e Velipojës është ndalimi i muzikës në orën 23:00.
Velipoja vijon që të jetë një prej plazheve të preferuar qoftë për shqiptarët e Kosovës, pushuesit vendas apo edhe emigrantët apo shtetas të huaj.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, NË VITIN 2021 SHFAQEN NË PUBLIK SIMBOLET KOMUNISTE
Artikulli tjetërSHTYERJA E NISJES SË MËSIMIT, MINISTRJA TAKON ZYRAT VENDORE