Pas mbytjes së një pushuesi 40 vjeç, shqiptar i Kosovës ditën e djeshme në plazhin e Velipojës, dhjetra pushues kanë protestuar sot. Pushuesit tregojnë se viktima ka humbur jetën si pasojë e vonesës së ambulancës e cila ka mbërritur në vendngjarje një orë pasi është njoftuar. Gjithashtu edhe mungesa e vrojtuesve në plazh është një tjetër problem shqetësues shprehen pushuesit.

Ne vijmë këtu të kalojmë pushimet dhe jo të humbim jetën prandaj i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masat për zgjidhjen e këtyre problemeve që situata të tilla të mos përsëriten shprehen pushuesit.

Nuk është hera e parë që në plazhin e Velipojës humbi jetën pushuesit. Neglizhenca e institucioneve përgjegjëse për plotësimin e kushteve minimale që një plazh duhet të ketë është bërë shpesh shkak i vdekjes së disa personave gjatë viteve të mëparshme.