Protesta e banorëve të Shkodrës për dëmshpërblimet e padhëna të përmbytjeve ka nisur që të zgjerohet në të gjitha zonat.

Banorët e Velipojës kërkojnë edhe ata që qeveria të japë paratë për dëmet e shkaktuara në vitet 2010-2011. Protestuesit në Velipojë u shprehën se mbështesin grevën e urisë që pritet të zhvillojnë banorët e Livades me 25 janar të këtij viti. Banorët e përmbytur që nuk janë dëmshpërblyer ende u shprehën se nuk do të ndalen duke kërkuar të drejtën e tyre nga qeveria.