
Velipoja po përjeton një sezon turistik mjaft të mirë, duke tërhequr çdo ditë një numër të madh pushuesish nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Plazhi i gjerë me rërë, deti i pastër vazhdojnë ta bëjnë atë një nga destinacionet më të preferuara të verës.
Pushuesit shprehen se Velipoja mbetet zgjedhja e tyre e parë për pushime, pasi ofron qetësi, ambiente të përshtatshme për familjet. Shumë prej tyre tregojnë se rikthehen çdo vit, duke e konsideruar Velipojën si vendin ideal për të kaluar pushimet verore. Edhe për sa i përket kostove, vizitorët vlerësojnë se çmimet janë ende të arsyeshme.
Teksa sezoni veror vijon, fluksi i vizitorëve pritet të rritet edhe më tej, ndërsa Velipoja vazhdon të mbetet një nga pikat më të kërkuara të bregdetit shqiptar, duke konfirmuar rëndësinë e saj në hartën e turizmit të vendit.






